during the UEFA Europa League Group B match between Liverpool FC and Rubin Kazan at Anfield on October 22, 2015 in Liverpool, United Kingdom.

Roberto Firmino është sot një nga sulmuesit më të vlerësuar të Europës, por historia e tij nuk është si ajo e Cristiano Ronaldos, apo Robert Lewandowskit. Braziliani që po luan një sezon të shkëlqyer tek Liverpooli, u zbulua nga një “gjahtar talentesh” nga Europa, jo duke e vëzhguar në fushë, por nga një lojë kompjuterike. Luc Pfanenshtil, zbulues talentesh i klubit gjerman, Hoffenheim, pati fatin ta realizonte diçka të tillë, duke luajtur lojën e njohur “Menaxheri i Futbollit”(Football Manager). Firmino kaloi shpejt nga kategoria e dytë në Brazil, në Bundesligë dhe pastaj në Premier Ligë, në një ngjitje meteorike që erdhi thuajse fare rastësisht. “Po, pra, – u shpreh gjermani, – ne zbuluam një djalë 17-18-vjeçar në kategorinë e dytë në Brazil, ndërsa shuma që duhej paguar për të, nuk ishte e vogël, gati 5 milionë euro, por për fat trajnerët në Hofenhajm deklaruan se Firmino i meritonte ato para”. Në 2011, braziliani që po luante me Figerensen, u bashkua me klubin në Bundesligë, dhe në verën e 2015-ës kaloi tek Liverpooli. Hoffenheim mori 42 milionë euro për kartonin e tij, plus shpërblime mbi bazë rezultatesh, pra Firmino doli një investim i shkëlqyer. Sulmuesi ka shënuar 5 gola dhe ka shërbyer 3 asistë në 10 takime që ka luajtur për Liverpoolin e Jurgen Kloppit. }]]

Artikulli paraprakPërgatitet “fshesa” tek Manchester United
Artikulli tjetërMilani ndryshon fytyrë.. kur është dhe s’është Romagnoli në fushë