Kjo verë ka qenë më e nxehtë se kurrë në tregun e transferimeve në futboll. Loja më popullore në botë është gjithnjë e më shumë e pëlqyer nga tifozët dhe kjo veçse rrit shifrat në … biznes. Po, sepse futbolli i tillë është. Blerjet më të bujshme deri tani kanë qenë tri: Paul Pogba për 110 milionë euro te Manchester United, Gonzalo Higuain për 90 milionë euro te Juventusi dhe John Stones për 56.5 milionë euro te Manchester City. Por ende ka kohë për klubet evropiane, që të përforcojnë më tej skuadrat e tyre. “Goal” ka zbuluar saktësisht oraret përkatëse për shumicën e kampionateve në kontinent, se kur mbyllet merkatoja (me orë lokale). Zlatan Ibrahimovic (m) dhe Paul Pogba janë dy blerjet e bujshme të Man. Unitedit

AUSTRI: Bundesliga – mbyllet në orën 23:59 më 31 gusht BELGJIKË: Pro League – mbyllet në orën 23:59 më 31 gusht BOSNJE: Premijer Liga – mbyllet në mesnatë më 23 korrik KROACI: Prva Liga – mbyllet në orën 23:59 më 31 gusht DANIMARKË: SuperLiga – mbyllet në mesnatë më 31 gusht
ANGLI: Premier League – mbyllet në mesnatë më 31 gusht

FRANCË: Ligue 1 – mbyllet në orën 23:59 më 31
Bundesliga – mbyllet në mesnatë më 31 gusht
GREQI: Super League – mbyllet në mesnatë më 31 gusht HUNGARI: Nemzeti Bajnoksag I – mbyllet në mesnatë më 31 gusht
IRLANDË: Premier Division – mbyllet në mesnatë më 31 korrik ITALI: Serie A – mbyllet në orën 23:00 më 31 gusht
HOLANDË: Eredivisie – mbyllet në mesnatë më 31 gusht NORVEGJI: Tippeligaen – mbyllet në mesnatë më 17 gusht PORTUGALI: Primeira Liga – mbyllet në orën 00:59 më 31 gusht RUSI: Premier League – mbyllet në mesnatë më 31 gusht
SKOCI: Scottish Premiership – mbyllet në mesnatë më 31 gusht SLLOVENI: PrvaLiga – mbyllet në mesnatë më 31 gusht
SERBI: SuperLiga – mbyllet në mesnatë më 31 gusht
SPANJË: La Liga – mbyllet në mesnatë më 31 gusht
SUEDI: Allsvenskan – mbyllet në mesnatë më 11 gusht
ZVICËR: Super League – mbyllet në mesnatë më 31 gusht
TURQI: Super Lig – mbyllet në mesnatë më 31 gusht

Artikulli paraprakNëse dështon Kovacic, Milan synon huazimin e Fernando-s
Artikulli tjetërNjë reprezentues zvicëran në “radarët” e Chelsea