Mediumi elitar gjerman “Bild”, rrallë herë, publikon fake news (lajme të rremë) ose informacione të dyshimtë, kështu që ai duhet të besohet, kur shkruan se në dhomën e zhveshjes së Bayernit të Mynihut punët nuk janë aspak mirë. Bavarezët, që në fillim të sezonit të ri të Bundesligës, nuk luajtën ashtu sikurse pritej prej tyre, ndërsa në ndeshjen e fundit të saj pësuan edhe një humbje 2-0 nga Hofenhajmi modest. Ndoshta, kjo është edhe arsyeja se disa lojtarë filluan të bëjnë vërejtje, midis tyre, edhe sulmuesi Robert Lewandowski që kritikoi politikën e transferimit të klubit, si edhe Thomas Mulleri që u ankua se ai po luan shumë pak kohë në fushë. Këtë sezon të ri.

“Bildi” shkruan se fajtor kryesor për situatën e krijuar është trajneri italian Carlo Ancelotti, që me një serë lëvizjesh të tij të gabuara ka humbur besimin e lojtarëve. Pretendohet se Ancelotti e ndan mendimin e tij vetëm me disa futbollistë beniaminë të tij, ndërkohë që të tjerëve nuk i përkuahtohet shumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here