Lionel Messi dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Antonella Roccuzzo më në fund do të martohen. Futbollisti 29-vjecar dhe modelja 28-vjecare vendosen që vitin e ardhshëm, në 2017-en t’i japin fund “beqarisë”, por ende nuk është bërë publike data e dasmës.
Çifti është njohur, që kur ishin adoleshentë dhe të dy u rritën në provincën Santa Fe të qytetit të Rozarios, Argjentinë.
Lajmi i martësës së tyre u konfirmua nga gazetari i njohur dhe njëherësh mik familjes së Messit, Juan Pablo Varsky, i cili tha se vitine ardhëm në Argjentinë do të ketë dasmë të madhe për Messin dhe Antonella Roccuzzon shkruan The Sunn.
Çifti i njohur ka edhe dy fëmijë Thiago 4 vjeç dhe Mateo 15 muajsh.