Lega Serie A ka njoftuar orët në të cilat do të luhen ndeshjet e kampionatit të ardhshëm 2020/2021.
Të shtunën do të jenë tre termine: në 15.00, në 18.00 dhe 20.45. Të dielën do të ketë një ndeshje nga 12.30, tri ndeshje nga 15.00, një në 18.00 dhe një në 20.45. Të hënën do të jetë në program një ndeshje nga 20.45. Do të ketë ndeshje edhe në mesjavë që kryeisht do të luhen nga ora 20.45 dhe nga 18.30.
Seria A, starton me 19 shtator me ndeshjen e parë Fiorentina-Torino nga ora 18.00.
Ndeshja midis violës dhe granatës u zgjodh nga Lega Serie A si duelin e parë, kurse kampioni italian Juventus do të luajë tre ndeshjet e para të ligës në mbrëmje. Pas asaj kundër Sampdoria më 20/9, bianconerët do të luajnë të dielën 27/9 kundër Romës dhe të dielën 4/10 kundër Napolit, përsëri në orën 20.45. Derbi Inter-Milan do të luhet të shtunën me 17 Tetor në ora 18.00, i vlefshëm për xhiron e katërt.
E shtunë 19/9 Fiorentina-Torino (18.00), Hellas Verona-Roma (20.45).
E diel 20/9 Parma-Napoli (12.30), Sassuolo-Cagliari (18.00), Juventus-Sampdoria (20.45).
E hënë 21/9 Milan-Bolonga (20.45).
E mërkurë 30/9 Benevento-Inter, Lazio-Atalanta dhe Udinese-Spezia me kohë ende të papërcaktuara. /Korneri.net