Kampioni në fuqi në basketbollin kosovar Sigal Prishtina e ka fituar ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Pejës në një finish dramatik, duke fituar me rezultat 77:66.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Pejës, e cila ishte më e mirë në një nuancë, kurse pjesa e dytë e sidomos çereku i fundit i takoi Sigal Prishtinës dhe në fund me plotë meritë u shpallën fitues me plotë meritë.
Më efikasët të Prishtina ishin Edwin 23 pikë, i cili padyshim është edhe MVP i finalës dhe Hajrizi që shënoi 17 pikë, kurse te Peja u dalluan Rundels 21 dhe Ambramovic me 14 pikë të realizuara.