Siç edhe është pritur skuadra në formë KF Drenica, ka kaluar pa asnjë problem në Kupën e Kosovës, skuadrën e Ligës së dytë Ulpianën, të cilën në Lipjan e mposhti me rezultat bindës 1-5.

Golat për skuadrën e Bekim Shotanit, u shënuan nga Osman Mëziu, Genc Hamiti x2, Armend Abazi dhe Hysen Tahiri.

Kështu Shotani e Drenica, së bashku mbyllën një stinorë të suksesshëm, kurse tani shpresojnë që klubi të kalojë problemet financiare në mënyrë që pranvera të jet më leht për djelmoshat “Kuqezi”.

Artikulli paraprakDrita me spektakël ndaj Feronikelit, pa asnjë problem kaloi në raundin tjetër të Digitalb Kupës së Kosovës
Artikulli tjetërLiria – KEK-u, kjo skuadër kaloi në raundin tjetër të Digitalb Kupës së Kosovës! Në këtë takim u shënua edhe goli i vitit