Ndeshjet e para të grupeve në Kupën e Kombëve të Afrikës janë duke sjellë rezultate të paprituara, por me shumë spektakël.

Ndeshje e tillë ishte edhe ajo ndërmjet Algjerisë dhe Zimbabvesë në kuadër të Grupit B, ndeshje e cila u mbyll me rezultat të barabartë 2:2.

Fillimisht anëtari i skuadrës angleze Leicester City, Riyad Mahrez e kaloi në epërsi Algjerinë, por më pas Zinbabvea shënoi dy gola të shpejtë me anë të Mahachi dhe Nyasha.

Kur u mendua që ndeshja do të mbyllej në favorin e Zibabvesë në skenë doli sërish Riyad Mahrez, i cili vulosi rezultatin përfundimtar, Algjeria – Zimbabvea 2:2.

Artikulli paraprakE KONFIRMOJNË DUKA DHE VOKRRI – LIGA E PËRBASHKËT DREJT FORMIMIT
Artikulli tjetërJovetic e kthen me “këmbë” në tokë Realin, Sevilla tani mbi Barcelonën