Borussia Dortmund nuk has vështirësi në testin e parë sezonal të Kupës së Gjermanisë. Nënkamionët udhëtuan në udhëtim e Trierit ku sfiduan Eintrachtin modest në një 90 minutësh pa shumë histori duke e mbylur çështjen e kualifikimit me shumë lehtësi pas suksesit 3-0. Tuchel zgjodhi një formacion të denjë për një ndeshje zyrtare duke preferuar të evitojë befasitë, dhe  Borussia mori kontrollin e ndeshjes duke shënuar golin e epërsisë që në minutën e 8 me japonezin Kagawa.

Ishte sërish suluesi aziatik që dyfishoi shifrat në të 33-ën, ndërsa blerja e kësaj vere, Andre Schurrle trefishoi në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Gjatë pjesës së dytë, Schurrle, Rode dhe Dembele dolën nga fusha e lojës për të kursyar sa më shumë energji në prag të ndeshjes së parë të kampionatit, ndërsa skuadra e dejtuar nga Tuchel e uli ndjeshëm ritmin duke u mjaftuar me tre golat e pjesës së parë që i dhuruan Borussias së Dortmundit për në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë.

 

 

Artikulli paraprakJu kujtohet braziliani Dante? Tërsisht e pabesueshme se ku është transferuar!
Artikulli tjetërE pabesueshme: Antonio Cassano përjashtohet nga zhveshtoret e Sampdoria-s, gruaja i propozon zgjidhjen në magacinë!!