Ivan Rakitic do të jetë gjithashtu në Rusi. Mesfushori katalanas i’a doli të sigurojë një biletë për Botërorin 2018 me kombëtaren e tij, Kroacinë.

Ky “Botëror” do të “flasë” më shumë në gjuhën blaugrane pasi do të jenë pjesëmarrës më shumë lojtarë të Barcelonës – shkruan “ Mundo Deportivo”.

Gerard Pique, Iniesta, Messi, Mascherano dhe lojtarët e tjerë katalanas që presin një ftesë për t’u bërë pjesë e “Rusi 2018” do të dominojnë në këtë Botëror futbolli.

Pjesa tjetër e katalanasve janë, Marc-Andre ter Stegen, Samuel Umtiti, Lucas Digne, Ousmane Dembelé, André Gomes dhe Nélson Semedo.

Portieri gjerman i Barçës është favoriti për të qenë titullar në këtë kampionat në rast se Manuel Neuer i Bayern Munchen nuk i’a del dot të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi.

Artikulli paraprakBenzema: Ronaldo egoist. Po luajmë në vitet e jashtëtokësorëve
Artikulli tjetërTifozi i parë i “Dardanëve” Luli, u bënë thirrje publike…