Federata Angleze e Futbollit ka nënshkruar një kontratë të re me kompaninë e marketingut Pitch International dhe IMG për transmetimin ndërkombëtar të Kupës së Anglisë prej një miliard dollarësh (820 milionë sterlina, rreth 915 milionë euro). Federata angleze ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës së re, që do të hyjë në fuqi nga sezonit 2018-19 dhe do të jetë e vlefshme për gjashtë sezone.

“Kjo marrëveshje nënvizon popullaritetin e kësaj kupë. Me historinë dhe traditën e saj, ka aftësinë e jashtëzakonshme të krijojë histori fantastike dhe të frymëzojë tifozët, lojtarët dhe klubet që të besojnë se gjithçka është e mundur”, ka thënë presidenti i federatës angleze, Martin Glenn.

Artikulli paraprakEfikasiteti i Messi: Forma e jashtëzakonshme gjatë epokës së të ndjerit Vilanova [FOTO]
Artikulli tjetërRealizohet takimi në mes Xhafer Gashit dhe Ministrit Kujtim Shala pë stadiumin “Agron Rama”