Pierre Emerick Aubameyang nuk i mjafton Gabonit, që regjistron barazimin e dytë radhazi në Grupin A të Kupës së Afrikës dhe tashmë rrezikon ndjeshëm eliminimin edhe pse është vendi organizator i turneut. Fiton ndërkohë Kameruni që mposht 2-1 me përmbysje suprizën e këtij edicioni, Guinea Bissau duke u ngjitur në krye të grupit në kuotën e 4 pikëve. Tashmë ndeshja e fundit mes Gabonit dhe Luanëve të pamposhtur do të jetë vërtetë përcaktuese sepse një mes këtyre dy skuadrave në varësi të rezultatit të sfidës tjetër mes Burkina Fasos dhe Guinea Bissaut mund të ngelet jashtë fazës cerekfinale. Në Libreville përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri spanjoll Jose Antonio Camacho nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Burkina Fasos.

Gaboni që përpara kësaj sfide kishte humbur shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Lemina për arsye dëmtimi u zu në befasi nga ekipi i trajnerit portugez Duarte, me Burkina Fasos që në minutën e 23-të shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë duke kaluar në epërsi me Nakoulman. Por nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e vendasve. Në minutën e 38-të sulmuesi i Dortmundit, Aubameyang kthehu në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai duke barazuar shifrat. Por pavarsisht përpjekjeve të shumta të Gabonit deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me dy ekipet që ndanë nga një pikë.

Në ndeshjen tjetër të grupit A, Guinea Bissau për pak sa nuk dhuroi një tjetër surprizë pas asaj ndaj Gabonit por edhe pse ishte në disavantazh Kameruni realizoi dy gola në pjesën e dytë duke dalë me tre pikë nga kjo ndeshje. 4 herë fituesit e këtij kompeticioni që drejtohen nga trajneri belg Hugo Broos, në minutën e 13-të e panë veten në disavantazh pas golit të Piquetit. Megjithatë në pjesën e dytë Siani në të 61-tën , dhe Ngadeu-Ngadjui me një supergol, 11 minuta përpara fundit kthyen gjithcka në favor të elefantëve të pamposhtur me Kamerunin që nuk u dorëzua edhe njëherë tjetër për të marrë një fitore shumë të rëndësishme.

 Raporti: Supersport.al
Artikulli paraprakÇfarë dueli, Durant e mposhti Westbrook i cili realizoi triple-double
Artikulli tjetërNjë tjetër vazhdim të kontratës nga futbollistët e Arsenalit