Gjatë një miqësoreje të zhvilluar në stadiumin “Mesa College” të San Diego’s, në California, mes dy klubeve meksikane, Atlas dhe Xolos de Tijuana, 21 vjeçari Diego Cruz, mbrojtësi i Atlas u përplas me një kundërshtar. Për pasojë të impaktit të dhunshëm futbollisti u përplas përdhe duke rënë pre e konvulsioneve.

I pari që identifikoi gjëndjen kritike në të cilën ndodhej Diego Cruzi, ishte kundërshtari, futbollisti i Xolos de Tijuana, Yasser Corona, ai që nxitoi të japë ndihmën e shpejtë dhe pas tij ishte stafi mjekësor ai që ka ndërhyrë duke stabilizuar mbrojtësin e Atlas, që më pas është transportuar për në spital. Më pas ishte vetë klubi i futbollistit, Atlas që ka konfirmuar se djaloshi është shëndoshë e mirë dhe se nuk ka konseguenca.

Artikulli paraprakGashi: Refuzova milionat për “MLS”
Artikulli tjetërNuk janë Ronaldo dhe Messi, sulmuesi më i mirë për vitin 2016-tën shpallet dikush tjetër..