Los Angeles Lakers shënoi fitoren e katër në këtë stinor në të cilin janë shumë më të mirë dhe efikas se në dy-tri vitet e fundit. Këtë herë ata mposhtën 119:108 Phoenix Suns. Nick Young udhëhoqi Lakerse me 22 pikë e 7 kërcime, ndërsa te mysafirët nuk i mjaftuaan as 39 pikët e Devin Booker. Por, çmenduria në palestër ndodhi në pushimin e dy pjesëve kur një tifoz shënoi nga gjysma e fushës duke fituar 35 mijë dollarë.
Denver e ka befasuar Bostob Celtic duke e mposhtur me rezultat 123:107 në krahët e Emmanuel Mudiay i cili shënoi 30 pikë, kurse Dallas shënoi fitoren e parë sezonale 86:75 ndaj Milwauke me 34 pikët e Harrison Barnes.
Në derbin e mbërmjes Utah me rezultat 114:109 ishte më e mirë se New York Knicks, kurse Portland i udhëhequr nga i pandalshmi C.J. McCollumo (37 pikë) festoj ndaj Memphis.
Sacramento në udhëtim fitoi befasisht ndaj Toronto 96:91 me 22 pikët e 14 kërcimet e DeMarcus Cousins.