Të tjerët shpenzojnë shumë dhe shpesh dështojnë, kurse Milan e ka brenda.

Fjala është për sulmuesit e famshëm të cilët me miliona e miliona të tërë po transferohen nga klubi në klub, e shumë shpesh nuk kanë dal ashtu siç është menduar, apo kanë dështuar, shkruan Korneri.net.

Te Milan është situata tjetër sepse klubi i famshëm italian dhe evropian ka në skuadër sulmuesin e lindur, të ri në moshë dhe apsolutisht rosonerët nuk kanë nevojë të investojnë për sulmues edhe për shumë vite te tjera.
Patrick Cutrone, konsiderohet apo bëhet një paralele në mes tij dhe Pipo Inzaghit, pasi nuhatja për gol është e njëjtë dhe Milan me golat e tij po shënon fitore të rëndësishme.

Rasti i fundit ishte në ndeshjen ndaj Spal që Milan e fitoj 0:4, dhe pikërisht dy golat e tij u realizuan në stilin (Inzaghi), sepse qëllon aty ku duhet dhe në momentin kur duhet.
Cutrone ka shënuar pesë gola këtë edicion, por me inkuadrimin e tij më të shpesht në lojë, ai mund të shpërthej edhe më shumë, mirëpo duhet thënë se meritorë për këtë sukses të tij ka edhe trajneri Gennaro Gattuso. /Korneri.net

Artikulli paraprakKampionët e pandalshëm, Anthony Davis shënoi mbi 40 pikë
Artikulli tjetërJuventusi “Made in Italy”