Pa asnjë dyshim sulmuesi më i mirë në Premier League ishte reprezentuesi anglez Jamier Vardy, i cili ishte më meritori për titullin e parë dhe historic i Leicester City në elitën e futbollit anglez.
Vardy ishte i jashtëzakonshëm, i shpejtë, afikas, bashkëpunues i mirë, asistues dhe të gjitha tiparet e një lojtari komplet, por këtë vi tai nuk është as për së afërmi ai që ishte vetëm një edicion më herët.
Derisa kishte shënuar në 11 ndeshje rresht vitin e kaluar, këtë vit apo në muajtë e fundit nuk ka shënuar gol në 11 ndeshje. Pyetja që po bëjne të gjithë në Angli është se çfarë po shkon keq te ky futbollist i cili edhe u ftua në përfaqësuesen e “treluanëve” për evropianin e dështuar të tyre në Francë.
Nëse Vardy nuk shënon dhe nuk është në formë të mirë, atëherë Leicester City i ka gjasat zero që të kualifikohet edhe edicionine ardhshëm në garat evropiane, por nëse i kthehet golave atëherë do të ishte përforcimi më i madh për italianin Claudio Ranieri.