Alvaro Morata edhe zyrtarisht është sulmuesi i ri i kampionit anglez Chelsea, që pagoj rekord 80 milionë euro për kartonin e tij, apo afro 50 milionë më shumë sesa Reali e riktheu nga Juventusi, shkruan Korneri.net.

Disa mediume spanjolle dhe italiane me të drejtë kanë shkruar rreth arritjes se Moratas në aeroportin Heathrow të Londrës, ku përveç Sky Sport nuk ishte askush tjetër për ta prit një yll të futbollit, e mos të flasim për tifozët inekzistent anglez apo më asktë të Chelsea që nuk kanë dal së paku një numër i vogël i tyre t’ia zbukurojnë arritjen në klubin e ri.

Nuk ka qenë i rastësishëm edhe disponimi aspak i mirë i spanjollit edhe në momentin kur mori lajmin se Reali e shiti te Chelsea, pavarësisht se fjalët e tij të para ishin të pritshme dhe të natyrshme se ka ardh në një klub të madh dhe do të drejtohet nga një trajner sipas tij më i miri në botë.

Po të transferohej Morata në ndonjë klub tjetër spanjoll ose te Milan siç flitej ditëve të kaluara, ai do të pritej si mbret dhe së paku në aeroport do të ishin më shumë se 2000 tifozë, duke mos e llogaritur numrin e tyre në vendin ku ai do të nënshkruante kontratë. /Korneri.net

Artikulli paraprakKy është përforcimi i ri i Liverpool
Artikulli tjetërJuventus gati 25 milionë për anëtarin e Liverpool