Zlatan Ibrahimovic nuk ka shënuar gol tash e gjashtë ndeshjet e fundit në Premier League, që është seria e tij më e dobët në karrierë që nga viti 2007, kur ishte pjesë e Interit.
Por, edhe më inpresionuese mbetet edhe fakti se herën e fundit shënoi me 10 shtator në derbin lokal kundër Man.City. Ibrahimovic nuk shënoi as ndaj Burnley (0:0), edhe pse shumë raste shënimi, prej tyre tri ndoshta ideale, por të cilat i ndali poretieri ën formë Tom Heaton, por një tjetër e huqi nga afërsia në minutat finale të ndeshjes edhe pse ishte afër portës vetëm 3-4 metra.
Zakonisht Ibrahimovic i gjuan më shumë se 45% të total gjuajtjeve të skuadrës së tij brenda ndeshjes përballë çdo kundërshtari, por efikasiteti i tij është shumë i ulët edhe pse stinorin e nisi në mënyrë shumë të mirë duke shënuar në çdo ndeshje në katër të parat.
Nëse ai nuk i kthehet golave, atëherë ky Man.United që edhe ashtu nuk po luan, vështirë se mund ta sigurojë vendin edhe për edicionin tjetër në Ligën e Kampionëve.