UEFA njoftoi tre futbollistët që do të luftojnë për titullin “Lojtari më i mirë i Evropës” për sezonin 2015-2016. Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Antoine Griezmann janë tre lojtarët që do të mund të fitojnë trofeun, ndërsa mbetet jashtë Leo Messi.

Çmimi do të jepet në datën 25 gusht, gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Favoriti kryesor është Cristiano Ronaldo.

Në muajin korrik UEFA publikoi listën paraprake të 10 kandidatëve për këtë çmim dhe ajo përbëhej nga Gareth Bale (Real Madrid – Uells), Gianluigi Buffon (Juventus – Itali), Antoine Griezmann (Atlético Madrid – Francë), Toni Kroos (Real Madrid – Gjermani), Lionel Messi (Barcelona – Argjentinë), Thomas Müller (Bayern München – Gjermani), Manuel Neuer (Bayern München – Gjermani), Pepe (Real Madrid – Portugali), Cristiano Ronaldo (Real Madrid – Portugali) dhe Luis Suárez (Barcelona – Uruguaj).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here