Dita e martë ishte e Cristiano Ronaldos te Juventusi.
Përqëndrimi i medieve italiane ishte e tëra e kthyer nga portugezi i cili u rikthye në qëndrën stërvitore të kampionëve në Continassa pas më shumë se 2 muajve mungesë, përcjell Korneri.net
Ronaldo i cili ishte larguar nga Italia me 8 mars menjëherë pas fitores ndaj Interit, është parë sërish në qëndrën stërvitore të Juventusin gjatë paraditës së sotme për të nisur stërvitjen individuale në, në pritje të seancave stërvitore kolektive në grup pak më vonë.
Ronaldo u kthye në Torino në fillim të majit dhe pas 2 javësh karantinim në shtëpinë e tij, tashmë e pret një ditë intensive me teste dhe vizita mjekësore dhe menjëherë sa të marrë përgjigjen nga stafi mjekësaor, ai mund të punojë me shokët. Nuk do të jetë e vështirë që Ronaldo të fitojë formën optimale duke patur parasysh faktin që edhe gjatë qëndrimit në Madeira e ka mbajtur veten në formë duke ushtruar pa ndalë me të dashurën e tij. /Korneri.net