Pas disa ditëve që është biseduar ky lajm në kryeqytet, më në fund edhe mori zyrtarizimin apo konfirmimin e klubit prishtinas, Flamurtari.

Kushtrim Mushica do t’i kthehet portës, mirëpo këtë herë ka vendosur që karrierën ta vazhdoj te skuadra e famshme kosovare, Flamurtari që sivjet ka synimin e qartë, të kthehet në Vala Superligë, shkruan Korneri.net.

Flamurati është shpall kampion vjeshtor pasi e përfundoi gjysmëstinorin në pozitën e parë me 33 pikë, tri më shumë se Vëllaznimi dhe shtatë më shumë se Dukagjini dhe Fushë Kosova, andaj gjasat e kuq e zinjëve të luajnë në elitë janë të mëdha në krye me Mushicën.

 

Artikulli paraprakMiqësoret në Antalia: Trepça 89 fitoi, humbi Feronikeli
Artikulli tjetërJuventusi gati dy blerjet që do shkaktojnë ‘tërmet’ në merkato