Në Spanjë janë të sigurtë: Messi do të rikthehet në përfaqësuesen e Argjentinës. “E kam parë se ka dëshirë të madhe të rikthehet. Nuk dua të nxitohem në deklaratat e mia, por do të bisedoj me të para se të bëjë listën e të ftuarve “ ka thënë përgjedhësi i ri i “gauqosëve”, Edgardo Bauza.

Por, sipas El Mundo Deportivo, Leo Messi ka indikacione se do të rikthehet në fanellën e Argjentinës për ndeshjet kualifikuese për botërorin e vitit 2018, kundër Uruguajit dhe Venecuelas.

Messi i kishte dhënë fund aventurës së tij në përfaqësuese pas disfatës në finale e Copa America kundër Kilit, por optimizmi i Bauza është i madh, ngase në mënrë tërthorazi po paralajmëron të gjithë se Messi po kthehet.

 

Artikulli paraprakAlcácer bëhet blaugran?
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Milan del “fitues” ndaj Juventus për shërbimet e..?