Liga e Kampionëve është rikthyer për të luajtur fazën çerekfinale, në të cilën katër skuadra mjaft të forta zbresin në fushë.
Në orën 21:00 luhet ndoshta finalja e parakohshme mes Manchester City dhe Bayern Munich. “Sitizens” do të bëjnë çmos për të marrë një fitore në “Etihad”, por gjermanët pritet mos t’ia bëjnë aspak të lehtë Pep Guardiolës.

Po në këtë orë, Benfica do të presë Interin. Portugezët shihen si befasia e këtij edicioni dhe nuk kërkojnë të ndalen në këtë fazë. Nga ana tjetër, zikaltërit shpresojnë se këtë vit mund të shkojnë vërtet larg.