E shkruajtëm si lajm ekskluziv para një muaji. Me 44 vjet, dhe pas pesë viteve prej se e ka lënë basketbollin aktiv, legjenda pejane i kthehet parketit.
Valdet Grapci tregohet sportist i vërtetë, apo më saktë njeriu që e do me zemër klubin e tij dhr qytetin e Pejës, pasi në këtë moshë është rikthyer në skuadër vetëm për ta ndihmuar Pejën që të mos largohet nga elita, që pa asnjë dyshim do të ishte katastrofa më e madhe sportive në Kosovë, shkruan Korneri.net
Në ndeshjen që Peja e mposhti rivalin direkt për mbijetesë Kerasan Prishtinën 66:58, Valdet Grapci luajti 21 minuta, për të shënuar 7 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime.
Dora e tij e zgjatur për Pejën u vërejtë shumë sepse vetëm përvoja e tij dhe zemra e një kapiteni, ngriti në këmbë dhe në disponim edhe bashkëlojtarët e tij që në fund fituan.
Rron Grapci dhe Beqë Kovaqi ishin më efikasit te Peja me nga 15 pikë secili.
Aktualisht Peja ka mbledh 25 pikë, dhe në rast se të gjitha ndeshjet deri në fund i humbë, dhe Keranas Prishtina poashtu nuk fiton asnjë duel tjetërm, atëherë Peja do t’i shpëtojë më të keqës, dhe do të mbetet në elitën e basketbollit Kosovar. /Korneri.net