Interi rikthehet të fitojë pas 6 ndeshjesh në kampionat dhe e bën këtë me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Empolit.

Katër ditë pasi siguruan gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, zikaltrit ia dolën të gjejnë suksesin e edhe në kampionat, duke parakaluar përkohësisht Milanin në renditjen e përgjithshme.

Romelu Lukaku ishte heroi i Interit në këtë takim, pasi shënoi dy golat e parë, në pjesën e dytë, ndërsa rezultati u vulos nga Lautaro Martinez në minutat e fundit, me argjentinasin që përfitoi nga një gabim i Ismajlit në mbrojtje.

Vlen të theksohet se Inzaghi la në pankinë një pjesë të mirë të titullarëve, për t’i pasur në dispozicion për sfidën e të mërkurës ndaj Juventusit, ku do të luhet për një vend në finalen e Kupës së Italisë.

Artikulli paraprakTorino fitoi në Olimpico, Lazio gjunjëzohet më në fund
Artikulli tjetërNewcastle deklasoi skuadrën “mediokre” Tottenham, West Ham bindës