Pas eksperimentit të vitit të kaluar, kur “Derby della Madonnina” u luajt pak pas mesdite, në orën 12:30, superndeshja dhe derbi më i madh lokal në botë gjatë këtij sezoni do të rikthehet në mbrëmje, të dielën me 15 tetor në ora 20:45, shkruan Korneri.net.

Liga italiane e futbollit “Lega Calcio” ka komunikuar kalendarin e ndeshjeve, atyre që do të luhen të premteve, të shtunave dhe të dielave, deri në javën e 17 të kampionatit të Serie A, pas hedhjes së shortit.

Pas ndërprerjes së kësaj jave për shkak të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit, kampionati italian vazhdon me 9 shtator në orën 18, kur Juventusi të përballet me Chievon në orën 18:00 për javën e tretë, ndërsa në po të njëjtën ditë, në orën 20:45, Roma do të luajë në udhëtim te Sampdoria. Të dielën, Interi luan në mesditë ndaj Spal në “San Siro”, ndërsa në mbrëmje Bologna-Napoli në ora 20:45.

Nga ana tjetër, derbi i Torinos është në program për me 23 shtator në ora 20:45, kurse ai tepër i zjarrtë i Romës të shtunën me 18 nëntor në orën 18:00. Derbi i Genoas luhet të shtunën me 4 nëntorinë 20:45, ndërsa derbi i Veronës më 22 tetor në ora 12:30.

Një detaj kurioz është fakti që ndeshja Napoli-Juventus do të luhet të premten me 1 dhjetor, në 20:45. Ndërsa të hënën e kësaj jave të Serie A do të luhen plot 8 ndeshje. Sa u përket ndeshjeve që do të luhen në mesjavë, të martave do të luhen dy ndeshje, më 19 shtator Bologna-Inter dhe më 24 tetor Inter-Sampdoria, me ndeshjet e tjera që luhen të mërkurave. /Korneri.net

Artikulli paraprakPërfaqësuesja e Kosovës po i zhvillon përgatitjet në Mitrovicë
Artikulli tjetërSi është atmosfera te Reali, tregon kjo video