Atë që nuk e bëri Sigal Prishtina, e bëri skuadra tjetër kosovare Bashkimi në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL).  Skuadra prizrenase ishte fenomenale ndaj kundërshtarin bullgar Beroe dhe përgjatë 40 minutave lojë ishte më e mirë, më e suksesshme dhe shumë më efikase, për të triumfuar në fund me rezultat 83:66.

Ishte kjo fitorja e katërt e Bashkimit në grupin A, për pozitën e dytë të klasifikimit dhe duke e lënë pikërisht rivalin e sontën në një pozitë më poshtë.

Eric Palm ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar 26 pikë, pas tij qëndroj Kejuan Johnson me 21 pikë e 9 kërcime dhe Mikaile Tmusic me 15 pikë, kurse te mysafirët u dalluan Omari Gudul me 18 pikë dhe Aaron Jones me 14.

Duhet theksuar se në momentin e parë kur tifozët prizrenas janë kthyer në numër më të madh në palestrën “Sezai Surroi”, menjëherë u vërejtë edhe dëshira dhe vullneti tek basketbollistët e Bashkimit për të shënuar fitore, dhe vetëm në këtë mënyrë përkrajet skuadra që në palestrat kosovare sa herë që e mbushin kurrë skuadrat nuk kanë dështuar.

bashkimi-tifozet

 

Artikulli paraprakHumbja e tretë e Prishtinës më të dobët sivjet
Artikulli tjetërEverton më i mirë se Arsenali, kampionët sërish humbin