Kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri udhëtoi për në Cyrih të Zvicrës, ku u takua me anëtarin e KE z. Flamur Bunjaku, më të cilin nesër më 9 janar do të udhëtojnë në Nyon ku në selinë e UEFA-s do të kenë takime me zyrtarë të saj për të biseduar për bashkëpunimin dhe mbështetjen që UEFA mund të i ofrojë FFK-së në këtë periudhë. Ndërsa, në mbrëmje kryetari Vokrri është i ftuari i FIFA-s, e ku do të jetë i pranishëm në galla-mbrëmjen që FIFA e organizon me rastin e shpalljes së futbollistët të vitit dhe laureatëve tjerë në Cyrih.