Qëllimi i këtij takimi ishte marrëveshja për ndërtimin e Qendrës së Edukimit dhe kampit nacional të FFK-së në stadiumin “Agron Rama”, në Obiliq.

Parcela ku pritet të realizohet ky projekt, është rikthyer në pronësi të komunës së Obiliqit dhe do të jetë e gatshme për ndërtim. Në këtë projekt, UEFA fillimisht ka ndarë 2 milion euro, kurse në faza të tjera pritet rritje e kësaj vlere të investimit në 3 milionë euro, përcjell Korneri.net.

Kryetari Gashi theksoi se ky është investimi më i madh që është bërë deri më tani në komunën e Obiliqit. Ai th se me këtë projekt do të përfitojë jo vetëm komuna e Obiliqit, por edhe Kosova në përgjithësi pasi që Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë aktivitetet e saja në Obiliq. Në anën tjetër Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri në prononcimin e tij tha se Obiliqi do të jetë shtëpia e Përfaqësueses së Kosovës. Ai e falenderoi kryetarin e Komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashin për punën që ka bërë rreth procedurave për ndërtimin dhe realizimin e këtij projekti. Ky do të jetë një investim prej 2 milonë eurosh fillimisht, ku më pas pritet të rritet vlera e e këtij investimi tha Vokrri”.

/Obiliqi press

Artikulli paraprakKina i ofron pasuri marrëmendëse gjeniut Iniesta
Artikulli tjetërDigitalb Kupa: Llapi-Prishtina ndeshja kryesore