Nuk është hera e parë që Nina Moriç ndez polemika edhe në arenën sportive, konkretisht në atë të futbollit. Ajo e fundit prek Juventusin dhe trajnerin e tyre, Masimiliano Allegri. Nëpërmjet profilit të saj në “Facebook”, modelja dhe “showgirl”-ja kroate nuk ka ngurruar që të ofendojë “on line” dhe përpara të gjithë botës strategun e bardhezinjve, ndërkohë që ndeshja luhej.

nina-moric_470x305

“Pa Pjacën dhe Mandzukic, Juventusi do të ishte për vend të tretë. Futi menjëherë në fushë komunist livornez!!!”. Kaq duhej që të shpërthenin menjëherë polemika dhe sulme, pasi më shumë sesa tifozë personalë të Allegrit dhe të Juves ishin livornezët ata që nuk ngurruan t’i kundërpërgjigjen ashpër, duke e detyruar Nina Moriçin që të shpjegohej ndaj atyre që u ndien të fyer:

Nina-Moric1

“Dikush mund të më shpjegojë pa ofenduar se pse u ndjetë kaq të fyer nga fjalët e mia, të drejtuara Allegrit?! A është livornez? A është po kaq e vërtetë se Livorno është qyteti ku janë përqendruar më tepër komunistë sesa në të gjithë Italinë?

Nina-Moric-16

Edhe sikur të kisha shkruar se Livorno qelbet era peshk nuk duhet të kishit reaguar kështu. Punë të çmendurish”, ishte kundërpërgjigjja e kroates.

Artikulli paraprakQemail Elshanit ia dhuron një person 500 euro, arsyeja do t’iu bëjë të qani (FOTO)
Artikulli tjetërFHK-së, shpalli më të dalluarit e vitit 2016