Tani është zyrtare, Igor Tudor do të jetë trajneri i ri Udinese.

Këtu ka dal deklarata për shtyp në faqen e klubit nga Friuli “IGOR TUDOR TRAJNER I RI I UDINESES” Kroati gjatë ditës e ka drejtuar skuadrën gjatë paraditës së sotme, kurse diku rreth orës 18.30 gjatë mbrëmjes së sontme do të mbajë konferencë për shtyp në stadiumin Dacia Arena, përcjell Korneri.net

Së bashku me Tudor vjen edhe Mark Iuliano i cili do të luajë rolin e ndihmësit të tij.
Tudor e zëvendëson të shkarkuarin Massimo Oddo, i cili regjistroi serinë më negative të kësaj skuadre në histori të Serie A me 11 humbje rresht. Kroati mposhti konkurrentët terë si, Luigi Delneri, Andrea Stramaccioni, dhe Andrea Mandorlini, kurse në listë ishin edhe Edy Reja dhe Francesco Guidolin. /Korneri.net

Artikulli paraprakEuro 2024, Gjermania kërkon organizimin e Europianit
Artikulli tjetërNuk i dha Topin e Artë, “France Football” i kërkon falje Iniestës