Kosova ka pësuar disfatë në Zagreb, në ndeshjen e zhvilluar në dy ditë të ndryshme për arsye të shiut të madh ndaj Kroacisë në “Maksimir”.

Kosova pati paraqitje dukshëm më të mirë se në ndeshjën e parë kur në Shkodër, ishte mposhtur bindshëm nga kroatët me rezultat 6:0.

Kombëtarës kroate i’u deshën 75 minuta të mundohen të shënojnë golin e fitorës dhe atë vetëm pas një ndërpremje me anë të qendërmbrojtësit Vida.

Kroacia pas kësaj fitore rikthehet bë vendin e parë në Grupin I, kurse Kosova është e fundit me 1 pikë.

Përfaqësuesja jonë të martën zhvillon ndeshjen e rradhës në Shkodër ndaj Finlandës.

Artikulli paraprakMourinho habit duke luajtur portier (Video)
Artikulli tjetërI kënaqur me Kosovën