Kur pritej një stinor perfekt, dhe fitoren të vijnë pa n dal, por del e kunëdrta. Oklahoma City Thunder përkundër transferimeve të mëdha dhe të bujshme si Carmelo Anthony dhe Paul George, nuk po arrin të fitoj dhe çka është me e keqja, pikërisht këta dy basketbollistë nuk po e kuptojnë njëri tjetrin, së paku jo deri më tash. Mbrëmë Oklahoma humbi nga Sacramento Kings 94:86, duke regjistruan humbjene tretë me radhë apo të fjashtën në 10 ndeshjet e luajtuara deri tash.
Liderët e Kings ishin Buddy Hield me 21 pikë dhe Zach Randolph me 18 pikë e 8 kërcime, por lojë të mirë tregoi edhe Justin Jackson që i shtoi 16 pikë.
Te Thunder u dalluan Russell Westbrook me 20 pikë, Carmelo Anthony me 16 dhe Steven Adams me 14, kurse Paul George i shtoi 12 pikë.

Nuk po qëndron fare mirë për momentin as LA Clippers. Përkundër startit të mirë kohëve të fundit nuk po shënon rezultate positive. Por, duhet pranuar se mbrëmë kishin punë të bështirë me San Antonio Spurs që në fund fitoi 120:107, fal lojës së shkëlqyeshme të tre basketbollistëve, Lamrcus Aldridge me 25 pikë, Danny Green me 24 dhe Rudy Gay me 22 pikë të shënuara.
Nga ana tjetër te Clippers u veçuan Austin Rivers me 24 pikë dhe Lou Williams me 17.
Ishte kjo humbja e pestë e Clippers, s aka edhe fitore, ndërsa bilanci i Spurs është 7-4.

I kthehet fitoreve Cleveland Caveliers që mposhti 124:119 Milwaukee Bucks, përkundër paraqitjes të jashtëzakonshme të grekut Giannis Antetokounmpo i cili shënoi 40 pikë, por edhe pse bashkëlojtarët e tij nuk ishin të dobët pasi Malcolm Brogdon shnëoi 22 pikë dhe Khris Middleton, megjitha nuk mjaftoi.
Kevin Love ishte lider te “kalorësit” me 32 pikë, LeBron James i shtoi 30, kurse J.R Smith 20 pikë për triumfin e pestë sezonal.

Rezultatet komplete:

Cleveland Cavaliers – Milwaukee Bucks 124:119
Indiana Pecers – New Orleans Pelicans 112:117
Washington Wizards – Dallas Mavericks 99:113
New York Knicks – Charlotte Hornets 118:113
Toronto Raptors – Chicago Bulls 119:114
San Antonio Spurs – Los Angeles Clippers 120:107
Denver Nuggets – Brooklyn Nets 112:104
Utah Jazz – Philadelphia 76ers 97:104
Portland Trail Blazzers – Memphis Grizzlies 97:98
Sacramento Kings – Oklahoma City Thunder 94:86

Artikulli paraprakBarcelona për “shoping” në Itali
Artikulli tjetërZvicra, me halle “shqiptarësh” në “play off”-in ndaj Irlandës së Veriut