FC Prishtina qysh tani ka filluar të mendojë për edicionin e ri. “Bardhekaltërit”, i kanë vënë syrin njërit prej futbollistëve më të mirë në Kosovë, shkruan Korneri.net.
Burime tona mësojnë se skuadra më e fuqishme në vend është duke piketuar të rikthejë në skuadër ish sulmuesin e saj, i cili mbylli një edicion fantastik me Dritën, Kastriot Rexha.
Rexha i cili shënoi 14 gola këtë edicion u shpallkampion me skuadrën gjilanase. Përveç Prishtinës, ai është edhe nën orbitën e Feronikelit.
Ndryshe te Prishtina gjatë këtij edicioni pati mungesë të sulmuesve klasik me vetëm Ahmet Jonuzin e afrikanin Abdul Khalid Basid.