Virgil van Dijk dhe Jordan Henderson janë kritikuar në rrjetet sociale pas një paraqitjeje të dobët që bëri që Liverpool të rrëshqasë në ditën e hapjes së sezonit të Premier League.

Kapiteni holandez shkaktoi një penallti pasi Fulham mori një barazim me finalistët e Champions League në ndeshjen e tyre të parë që nga rikthimi në Premier League, por përveç kësaj Van Dijk, kalohej nga Mitrovic pa asnjë problem, përcjell Korneri.net

Fituesit e Championship shijuan një fillim fantastik kundër skuadrës së Jurgen Klopp, me Mitrovicin që u ngrit mbi Trent Alexander-Arnold për të kaluar Fulhamin 1-0 pas 32 minutash.

I njëjti e nxori penalltinë dhe vet shënoi për 2-1, mirëpo Nunez dhe Salah, shpëtuan Liverpoolin nga disfata.

Tifozët e Liverpool shpërthyen pas ndeshjes nëpër rrjetet sociale, duke kritikuar tejmase dyshen Van Dijk dhe Henderson, për performansën e tyre shumë të dobët, diçka që nuk kishte ndodhur më parë. /Korneri.net

Artikulli paraprakMilan shënoi gjashtë herë, lëndohet Tonali
Artikulli tjetërFestë e çmendur e tifozëve të Galatasaray, të cilët kallin atmosferën pas transfereve të bujshme