Ka kohë që mediat raportojnë se Juan Carlos Unzue, i cili deri më tani ka kryer punën e asistentit, do të jetë pasardhës i Enriques.

Por sipas “Mundo Deportivos”, Neymar nuk e dëshiron atë si trajner të Barcelonës dhe do të largohet nga “Camp Nou” gjatë verës nëse ai merr drejtimin e klubit.

“Nëse ai qëndron, unë largohem”, shkruan “Mundo”, frazë kjo që besohet ta ketë thënë talenti brazilian.

Kujtojmë se edhe ditë më parë u raportua se Unzue ka pasur konflikt me Neymarin dhe se tashmë janë prishur raportet mes tyre.

Artikulli paraprakEkskluzive: Në Mitrovicë afër përfundimit fusha më kualitative e futbollit në Kosovë [FOTO]
Artikulli tjetërPas Pogba, Fooball Leaks ‘shenjestron’ Balotellin, Tevez e Schweinsteiger