Divorci mes Cristiano Ronaldo dhe Real Madrid tashmë është i pashmangshëm”. Ky ishte titulli bombastik i të përditshmes katalanase “Sport.es” kushtuar marrëdhënies në krizë mes portugezit, tifozëve dhe drejtues të klubit.
“Ndeshja e fundjavës kundër Real Sociedadit le të kuptohet që ndarja mes Ronaldos dhe klubit të Realit tashmë nuk shihet si diçka e pamundur”, shkruan gazeta pranë klubit katalanas.
Kujtojmë që në fundjavë Ronaldo sërish u vërshëllye nga tifozët në “Santiago Bernabeu” por reagimi i portugezi ishte i ashpër, transmeton SYRI.net.

“Hijos de puta”, ka thënë Ronaldo në gjuhën spanjolle që do të thotë “bir kurve”.

Katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’ nuk po kalon një moment të mirë dhe për këtë gjendje të vështirë ai nuk po gjen as mbështetjen e tifozëve të Realit të cilët ndoshta janë lodhur me portugezin.

Ronaldo ka një kontratë të vlefshme me Realin deri në vitin 2021 por tashmë në kampin ‘Los Blancos’ i frikësohen një largimi të parakohshëm të tij.

Image

Artikulli paraprakZYRTARE/ Adebayor transferohet atje ku nuk e ka pritur askush
Artikulli tjetërGjashtë përforcimet që e bëjnë Trepçën 89′ favoritin kryesor për titull në Superligë