Ditët e fundit presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin në një intervistë të dhënë, kishte kritikuar ashpër masat e marra nga qeveria sllovene, për situatën e vështirë nga Koronavirusi.

Kjo intervistë nuk i ka pëlqyer aspak kryeministrit slloven, Janez Jansa, i cili ka reaguar shumë ashpër dhe shpejtë ndaj  të parit të UEFA-s, duke e quajtur si kriminel që nuk e ndaloi futbollin më shpejt, përcjell Korneri.net

“Ndeshja  Atalanta -Valencia, ishte si një bombë që përhapi virusin. Ishte një vendim penal që ajo ndeshje të luhej. Mijëra njerëz vdiqën në Itali dhe Spanjë, kjo për shkak se nuk u ndaluan ndeshjet e futbollit.

Kjo ndodhi për shkak të lakmisë së UEFA-s për para, pavarësisht se OBSH-ja kishte ngritur alarmin për rrezikun. Krimineli nuk e ndaloi futbollin në kohë.”, u shpreh Jansa. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here