Gjatë pasditës së sotme në ambientet e klubit Frenica, janë prezantuar edhe dy lojtarë tjerë, që kanë përforcuar kuq e zinjtë.

Fjala është për sulmuesin vendas, Kreshnik Uka, i cili ka ardhur në formë huazimi për 6 muaj nga FC Prishtina, me mundësi vazhdimi. Ukën e njohim të gjithë, dhe ai do t’i ndihmojë skuadrës për stinorin pranveror.


Uka luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe që nga dita e sotme është ven nën ‘urdhrat’ e trajnerit Bledar Devolli.

Ndërkohë, edhe një sulmues tjetër zbarkon në Drenicë. Fjala është për ish-sulmuesin e Besës dhe se fundmi Vëllaznimit, Dardan Rogova. Ky i fundit gjithashtu është sulmues krahu dhe ka filluar menjëherë stërvitjet me grupin.

Drejtuesit e klubit shumë shpejt do t’i zyrtarizojnë edhe marrëveshjet me disa futbollistë tjerë të spikatur, që do të përforcojnë skuadrën për pjesën pranverore të kampionatit.

Artikulli paraprakJuventus vatër koronavirusi, edhe mbrojtësi De Ligt rezulton pozitiv
Artikulli tjetërAs sivjet Berardi nuk luan ndaj Juventusit në Torino