Seria A në fundjavë ka zhvilluar javën e 14, teksa Napoli vazhdon të ruajë kryesimin me 2 pikë më shumë se Inter dhe 4 më shumë se Juventus. Bardhezinjtë në fakt kanë një ecuri më të mirë se sezonin e kaluar, pasi në të njëjtën periudhë, kishin 1 pikë më pak në tabelën e renditjes.

Rritjen më të madhe padyshim e ka Interi me 15 pikë më shumë nga një vit më parë, ndërkohë që edhe skuadra e Sarrit ka një rritje të ndjeshme me 13 pikë më shumë. Milani është 9 pikë më pak se sezoni i kaluar, ndërkohë që Roma dhe Lazio kanë një rritje të vogël.

SERIA A

Napoli 38 (+13 krahasuar me sezonin 2016/17 pas 14 javësh)

Inter 36 (+15)

Juventus 34 (+1)

*Roma 31 (+2)

*Lazio 29 (+1)

*Sampdoria 26 (+7)

Milan 20 (-9)

Bolonja 20 (+4)

Kievo Verona 20 (+2)

Torino 19 (-6)

Atalanta 19 (-9)

Fiorentina 18 (-2)

Kaliari 15 (-4)

*Udineze 12 (-3)

Krotone 12 (-6)

Sasuolo 11 (-3)

SPAL 10 (in Serie B)

Xhenoa 10 (-12)

Hellas Verona 9 (Seria B)

Benevento 0 (Seria B)

*=një ndeshje më pak

Artikulli paraprakQendërmbrojtësi fantastik i FC Kekut, rrëfehet për Korneri.net
Artikulli tjetërLajmi më i mirë për Llapin para ndeshjes vendimtare për kampion vjeshtor ndaj Trepçës ‘89