I madhi Ardian Kozniku, po ecën shumë mirë me skuadrën e tij Al Arabi.

Trajneri i njohur kosovar po e komandon ligën e Kuvajtit tashmë me 11 pikë nga pesë ndeshjet e para, duke shënuar tri fitore e dy barazime, ndërsa triumfi i fundit 0-1 te Al Naser, e bëri klubin e Koznikut lider, shkruan Korneri.net

Ai së bashku me mikun e tij kroat Ante Mishe, po bëjnë një punë të shkëlqyeshme në një ligë aspak të lehtë pasi ky kampionat ka mjaftë skuadra të mira dhe shumë stabile financiarisht, kështu që nuk është aspak e lehtë të jesh lider pas pesë xhirove të para.

Pas këtij suksesi të Ardianit, ne kontaktuam me të dhe sigurisht se pati çfarë të thoshte në lidhje me këtë sukses, por sigurisht se ka punë të madhe për ta fituar kampionatin.

“Jam shumë i lumtur me kushtet, pritjen që më është bërë këtu, kulturën dhe shtetin e Kuvajtit. Është një ligë mjaftë e fortë dhe stabile me shumë lojtarë dhe trajnerë të huaj. Unë jam këtu me bashkëlojtarin tim te Hajduku dhe ndihmës trajnerin e Kroacisë, Ante Mishe. Për momentin jemi në vendin e parë në tabelë, pas një punë të madhe që po bëjmë. E mposhtëm skuadrën më të fortë që ishte deri tash dhe ia dolëm të bëhemi lider. Për ne çdo ndeshje është si një finale”, tha për redaksinë tonë Ardian Kozniku.

Korneri.net i dëshiron Ardianit punë të mbarë dhe shumë suksese në Kuvajt, pse jo edhe ta fitoj titullin e kampionit që do të ishte një e arritur e madhe për të edhe për vazhdimin e karrierës si trajner siç ka qenë shumë e sukesshme edhe si futbollist. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here