Vera e re, tregimet e reja për largimin e Mateo Kovacic nga kampioni evropian dhe spanjoll Real Madrid. Vitin e kaluar reprezentuesi kroat i ka refuzuar të gjitha ofertat duke dasht t’i tregonte trajnerit Zinedine Zidane se e meriton një vend në përbërje, ndërsa edhe tash janë lajmëruar skuadrat e reja për të, shkruan Korneri.net.

Mediat britanike dhe spanjolle shkruajnë se për 23-vjeçarin janë të interesuar dy klubet londineze, Tottenham dhe Arsenal.
Tottenham e sheh Kovacicin si zëvendësim ideal për Dele Alli, dhe për këtë po përmendet një shkëmbim senzacional. Kuptohet, Reali në drejtim të Spurs do të duhet të derdhë edhe miliona të tërë.
Londinezët kërkojnë 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërsa Reali kuptohet nuk mendon t’i harxhojë gjitha këto para dhe po e futë në këtë marrëveshje kroatin që cilësohet rreth 40 milionë euro nga mbretërit. /Korneri.net

Artikulli paraprakInter merret vesh me brazilianin e PSG
Artikulli tjetërTolisso nuk shkoj te Napoli shkaku i serialit televiziv “Gomorra”!!!