2016 Rio Olympics - Soccer - Preliminary - Men's First Round - Group B Sweden v Colombia - Amazonia Stadium - Manaus, Brazil - 04/08/2016. Astrit Ajdarevic (SWE) of Sweden (L) in action with Dorlan Pabon (COL) of Colombia. REUTERS/Bruno Kelly FOR EDITORIAL USE ONLY. NOT FOR SALE FOR MARKETING OR ADVERTISING CAMPAIGNS.

Kapiteni i Suedisë në Lojërat Olimpike “RIO 2016”, Astrit Ajdareviç, është bërë pjesë e akuzave nga mediat dhe trajneri i Suedisë.

Ai po akuzohet se gjatë Lojërave Olimpike nuk e këndoi himnin e Suedisë. Ajdareviç, që ka lindur në Prishtinë, dhe i cili në vitin 2008, ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, të formuar nga Yjet, është përgjigjur për të gjitha akuzat.

“A doni ta dini përgjigjen? Atëherë, unë jam nga Kosova, që i ri kam ardhur në Suedi. Unë jam krenar që jam kapiten i këtij ekipi. Por, ju duhet ta kuptoni se unë kam shok dhe familjarë të cilët kanë kaluar në kohëra të vështira. Imagjinoni veten në këtë situatë. Unë e dua Suedinë, dhe gjithmonë jam prezantuar si kosovar i Suedisë. Nëse nuk e këndoni himnin, nuk do të thotë se nuk jeni krenar që veshni këtë fanellë”, deklaroi Ajdareviç për “fotbollskanalen.se”, përcjellë Gazeta Olle.

Mediat suedeze shkruajnë se ai është bërë me lot shkaku i këtyre akuzave. Ekipi Olimpik i Suedisë u eliminua nga RIO, derisa krahas Astritit, pati në përbërje edhe shqiptarin tjetër nga Kosova, Valmir Berisha.

Artikulli paraprak“Çmendet” De Laurentiis: Ofertë stratosferike për Icardin
Artikulli tjetërRaiola – Pogba: Kjo është karikatura e ditës [FOTO]