Paraqitja e Kosovës në ndeshjen e dytë kualifikuese për në kampionatin botëror Kina 2019 ndaj Hungarisë në Budapest 84:76, ishte diçka më e mirë se ajo kundër Lituanisë në Prishtinë.

Kosovarët ishin sërish të mirë vetëm në dy çerekët e parë të cilët si me lojë ashtu edhe me rezultat ishin të barabartë apo në moment edhe më të mirë se hungarëzët, mirëpo kur po vie në shprehje përgatitja fizike apo më saktë 20 minutat e fundit, gjithçka aty po merr fund.

Pjesa e parë përfundoi me një pikë epërsi për Kosovën (35:36), mirëpo edhe në këtë ndeshje periudha e tretë ishte vetëm nisja e asaj që po i ndodh Kosovës në fund. Lodhja dhe banka shumë e zbehtë bënë që sërish kosovarët të dorëzohen para kohe, duke lejuar hungarezëve të shënojnë nga çdo pozitë për tre pikë, duke harruar me gjasë se në përfaqësuese secili basketbollist është në gjndje të realizojë sepse është ajka e një shteti.

Më efikasit të Hungaria ishin, Wittman dhe Vojvoda me nga 20 pikë secili, kurse Allen i shtoi 15, ndërsa te Kosova më të mirët në parket ishin, Dardan Berisha me 22 pikë, Scott Bamfoth i shtoi 21 kurse Lis Shoshi me double-double 16 pikë e 11 kërcime.
Ishte kjo ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik për Kosovën, për të parë dhe takuar sërish më 2018. /Korneri.net

Artikulli paraprakSevilla e fitoi “trillerin” ndaj Villarreal
Artikulli tjetërPagat e sportistëve/ Barça, Reali dhe PSG, mes ekipeve të NBA-së