Përfaqësuesja e Kosovës U-21, ka shënuar fitore historike në ndeshjen debutuese në Kosovë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për evropian.
“Dardanët”, në stadiumin “Adem Jashari”, e nisën siç është më së miri duke mposhtur me rezultat 3-2 ndaj Norvegjisë.
Djelmoshat e Rafet Prekazit edhe pse ishin në disavantazh prej dy golave reaguan dhe përmbysën gjithçka duke shkruar historinë.
Norvegjezët fillimisht kaluan në epërsi prej dy golave me anë të Thorsby e Odegard. Megjithatë Kosova, diti të rikthehet dhe atë fuqishëm në fund të pjesës së parë barazuan me dy gola të shpejtë të Enis Bytyqit e Florent Hasanit.
Yll i mbrëmjës për kombin tonë ishte Enis Bytyqi, që i dha fitorën e madhe Kosovës, me golin e tij të dytë, tre minuta para fundit të takimit.
Kosova pas kësaj fitore prinë në Grupin 5, me 6 pikë.