Kosova U-19, shënoi fitore ndaj Lihtenshtajnit në miqësoren e zhvilluar në stadiumin e përfaqësueses në Hajvali.

Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e “Dradanëve”të rinj, të cilët ne meritë fituan pasi ishin larg më të mirë se kunsërshtarët e tyre, shkruan Korneri.net

Të rinjtë nga diaspora dhe futbollisti vendor, Leon Rashica, tregojnë pasion dhe krenari të madhe për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës. Është inkurajues të dëgjosh se ata janë të motivuar dhe gati të japin gjithçka për të arritur suksesin më të lartë me ekipin kombëtar.

Fitorja 2-0 në këtë lojë miqësore është një shenjë e mirë dhe dëshmon potencialin e futbollit të Kosovës. Të rinjtë janë një burim i madh i talentit dhe duhen përkrahur në zhvillimin e tyre futbollistik.

Pikërisht Rashica është lajmi i këtij tregimi të bukur, paai është vetëm 16-vjeçar, dhe është i denjë të luaj edhe me lojtarë më të vjetër se ai. Sulmuesi i ri i skuadrës gjermane, Wehen Wiesbaden, ka një karrierë të madhe përpara, dhe ende do të dëgjohet për të në vaazhdim.

Suksese të tjera të mëdha për Kombëtaren e Kosovës. /Korneri.net

Artikulli paraprakÇfarë rikthimi i çmendur i Barcelonës, fitoi për 8 minuta
Artikulli tjetërNuk mjaftoi Immobile, Monza ishte fantastike