Në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019 në konkurrencën e femrave për grupmoshën U-19, që do të mbahet në Skoci. Pjesëmarrëse në këtë short ishin edhe Vjollcë Krasniqi, anëtare e KE të FFK-së dhe krytare e Komisionit për futbollin e femrave, Merita Morina-Zariqi, asistente e presidentit të FFK-së dhe Valbona Gashi, administratore e futbollit të femrave. Kosova në këtë short u tërhoq në Grupin 9, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Irlanda e Veriut dhe Estonia. Faza kualifikuese e këtij grupi do të zhvillohet në Irlandën e Veriut prej 1 deri më 9 tetor, 2018. Dy skuadrat e para në grupe dhe dy më të mirat e pozitave të treta do t’i bashkohen Spanjës dhe Francës në fazën elite të kualifikimeve, të cilat do të zhvillohen në pranverën e vitit 2019.

Artikulli paraprakMerkato pa limit, Milani në janar transferon këtë super sulmues
Artikulli tjetërFerrari “nis” testet për Botërorin e 2018-s që në Abu Dhabi