Përfaqësuesja e Kosovës U-17, e ka nisur me humbje turnerun Mercedes-Benz Ege Kupası 2017, duke u mposhtur bindëshem me rezultat 4-0, nga Turqia.
Nikoqirët qysh gjatë pjesës së parë siguruan fitorën kur shënuan tre gola me autor, Ali Yavuz Kol 7′, ndërkohë në minutën e39-të, Leard Sadriu shënoi autogol, teksa katër minuta më vonë Atakan Gündüz shënoi për rezultatin final të pjesës së parë.

Turqit arritën të shënojnë edhe njëherë në fillim të pjesës së dytë Oğuzhan Akgün, shënoi golin përfundimtar të turqve në fitorën e lartë ndaj përfaqësuesës tonë.

Turqi U17 4:0 Kosova U17
Stadyum: Altınordu Metin Oktay Tesisleri
Gjyqtar: Eren Yemişçioğlu, Mehmet Kuru, E. Bozkurt Alimoğlu, Okan Yılmaz
Turqia: Arda Akbulut, Batuhan Ekinci (Dk. 52 Kerem Kalafat), Özgür Ortaç (Dk. 63 Bora Ulu), Atakan Gündüz, Yaser Yüce (Dk. 52 Yaser Yüce), Serkan Bakan (Dk. 41 Mustafa Kapı), Ali Yavuz Kol (K), Fırat Güllü (Dk. 41 Abdülkadir Çelik), Oğuzhan Akgün (Dk. 52 Semih Yıldız), Yusuf Can Esendemir, Mustafa Kaya
Kosova: Shaban Kuquku, Adonis Sopa, Leard Sadriu, Besnik Koci, Gent Musa, Altin Lutolli, Dardan Shabanhaxhaj (Dk. 48 Albin Prapashtica), Bajrush Osmani (K), Adonis Aliu (Dk. 75 Genrit Ulluri), Edin Huseini (Dk. 41 Qendrim Zyba), Valon Zumberi (Dk. 68 Endrit Demolli)
Golashnuesit: Ali Yavuz Kol (Dk. 7), Leard Sadriu (Dk. 39-Kendi Kalesine), Atakan Gündüz (Dk. 43), Oğuzhan Akgün (Dk. 47) (Türkiye).

Artikulli paraprakNuk ndalet Ferizaj: Tjetër super përforcim nga Maqedonia
Artikulli tjetërFOTO/ Milani vendos objektivin kryesor për blerjen e janarit