Kroacia u tregua kundërshtar jashtëzakonisht i fortë për përfaqësuesën e Kosovës, që u mposht bindshëm 0-6 në “Loro Boriçi”.
Kroatët e nisën furishëm takimin duke sulmuar që nga minutat e para të lojës, dhe arritën të marrin shpejt atë që kërkuan sidomos pas lojës së ngathët në mbrojtje të përzgjedhurve të Albert Bunjakit.
Kroacia shënoi tre herë gjatë pjesës me autor Mario Mandzukic i cili kompletoi Hat-trick, gjatë 45 minutave të para.
Kroatët gjatë pjesës së dytë ditën të menagjojnë gjithçka çka arritën gjatë pjesës së parë, madje djelmoshat e Cacic, arritën të realizojnë sukses të njëjt edhe gjatë pjesës së dytë fillimisht me anë zëvendësuesit Mitrovic, e pastaj rradha ishte për anëtarin e Inter, Perisic, teksa rezultatin në sekondat të fundit të takimit e vulosi Kalinic.