Do të jetë një mbrëmje e ftohtë, por rëndësia e ndeshjes do ta bëj duelin e zjarrtë.

Kosova sonte do të luaj ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve në kualifikimet e botërorit Katar 2022, ndërsa kundërshtari ynë do të jetë Gjeorgjia, shkruan Korneri.net

Sonte nuk ka vend për gabime, sepse çdo rezultat tjetër veç fitores do të na kthente dy hapa mbrapa synimit minimal që kemi, pozitën e tretë në grupin B.

Atnosfera nuk është e keqe tek lojtarët tanë, pavarësisht se të shtunën humbëm 3-0 nga Suedia, por ajo disfatë tashmë është arkivuar, dhe duhet shikuar para.
Skuadra është e gatshme, optimizmi është i madh, dhe vetëm duhet të dëshmojmë në fushën e blertë se jemi më të mirë se kundërshtarët dhe se e meritojmë atë vendin e tretë që duhet finalizuar me 14 nëntor në udhëtim te Greqia.

Kosovë-Gjeorgji zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20.45. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here